Nëna më seksi beqare: Kapet nga paparacit me vajzën në qytet

Irina Shayk thuhet se i ka dhënë fund lidhjes 4 vjeçare me Bradley Cooper dhe padyshim se është tema kryesore e medieve.

Pas disa ditësh të kaluara me punë dhe sete fotografike në Islandë dhe sfilata në Itali, tani Irina Shayk bën mamin me kohë të plotë.

Ajo është kapur sheshit duke kaluar kohë me vajzën e saj, ku kamerat ia kanë mbuluar fytyrën për shkak të privatësisë.

Teksa parashikimi i motit ndryshon, të dyja shfaqen një ditë më pas me pardesy ngjyrë ushtarake dhe çizme shiu duke u fiksuar nga kamera e paparacëve, të cilët sigurisht janë kureshtarë për jetën e modeles, tani beqare./gazetametro.net

SHPËRNDAJE