Nëna nga Peja raporton në Polici: Ka ikur vajza nga shtëpia dhe më nuk është kthyer

Rastet e zhdukjeve dhe largimit nga shtëpia janë bërë të shpeshta në vendin tonë. Një i tillë ka ndodhur në qytetin e Pejës, transmeton IndeksOnline.

Një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia me datën 21 shkurt në ora 14:00 dhe ende nuk është kthyer.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.