Nëna nga Prishtina braktis pesë fëmijët në natën e Fitër Bajramit

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, e cila dyshohet se ka braktisur fëmijët e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e saj viktimat tri femra dhe dy meshkuj K-Romë nga mosha 10 vjeçare deri në 1 vjet.

Me vendim  të prokurorit publik e dyshuara është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet në raport të policisë.