Nënë e dy fëmijëve, por Ledina Çelo se ka problem të pozojë ‘topless’

Ndonëse është distancuar pak nga muzika, por Ledina Çelo është mjaft e komentuar në shtypin rozë për paraqitjet e saj.

Motit të mirë që po mbizotëron po i gëzohet edhe Ledina ku këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja është shfaqur e shtrirë në një karrige plazhi, teksa shihet pa pjesën e sipërme të bikinit, duke marrë rreze dielli.

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, duket se Ledina Çelo nuk e ka problem aspak të tregojë më shumë nga trupi i saj.

Këngëtarja shqiptare ka vite që është martuar dhe së bashku me dy fëmijët ka vite që jeton në Gjermani./GazetaBlic

SHPËRNDAJE