Nënkryetari i AAK-së e shpalosë këtë sekret: Taksën nuk e propozi Haradinaj, por kjo parti

Ndonëse taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe në Kosovë ishte një nga debati më i ashpër i koalicionit PAN, ku shpesh pati edhe polemika se nga kush është propozuar, nënkryetari i AAK-së, Lulzim Kabashi në RTV Dukagjni e pranoi që AAK nuk e kishte propozuar tarifën doganore.

Në Debat Plus, në një polemik mes analistit Imer Mushkolajt dhe Lulzim Kabashit nga AAK është pranuar se taksa nuk është propozuar nga AAK-ja.

“Taksa e ka propozuar PDK, nuk e ka propozuar Ramush Haradinaj, nuk është propozuar nga AAK-ja”, ka thënë Mushkolaj.

Derisa kjo është konfirmuar nga nënkryetari i AAK-së.

“Është e vërtetë që nuk është propozuar nga AAK”, ka thënë shkurt Kabashi.

Derisa slogani 100 përqind për Kosovën vazhdon të përdoret nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tubimet e saj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE