Nënkryetari i PDK-së jep goditje të papritur Thaçit, e pabesueshme se si e quan idenë e tij për korrigjim kufijsh

Shefi i GP-së së PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në Kuvend ka bërë thirrje për konsensus. Ai tha se partia e tij po bën përpjekje për të arritur konsensus nacional. Hapjen e temës për shkëmbim të territorit me Serbinë e ka quajtur spekulim.

“Të gjithë ata që sot spekulojnë për ndarje të Kosovës, për shkëmbime të territoreve me Serbinë, pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt, janë duke shkaktuar qëllimshëm panik dhe huti në mesin e qytetarëve të vendit tonë. Ne, si Grup Parlamentar i PDK-së konsiderojmë se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut”, tha ai.

“Po ashtu, përveç temës së “ndarjes”, rreziku më i madh që i kanoset sot Kosovës është mundësia e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, që do të shënonte edhe një lloj Bosnjezimi të Kosovës. Ky Kuvend do të duhej që në mënyrë të qartë dhe të vendosur të shprehë qëndrimin se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi, transmaton Express.

Krasniqi shtoi se qëndrimi PDK-së, pro dialogut nënkupton që të mos lejohet cënimi i shtetësisë, integriteti territorial, kushtetueshmëria etj.