Nënkryetari i PDK-së me deklaratë të papritur: Mos te shitemi të fortë, teshat do të na i prejë Washingtoni

Deputeti nga radhët e PDK’së dhe njëherësh edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në Rubikon ka folur në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me atë se a do të ketë ndonjë ndryshim të kufijve, ai ka indikuar se kjo do të mund të ndodh. Haliti ka thënë se ‘teshat në fund do të na i prejë’ Washingtoni, duke nënkuptuar se SHBA’ja vendos në fund.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar se nëse marrëveshja kundërshtohet nga Kosova, vendi ynë mund ta pësojë rëndë. Ai ka thënë se në një rast të tillë presioni ndaj Kosovës do të ishte më i madh dhe do të humbnim miq.

Gjithashtu, Haliti ka thënë se Trump është më konkret në vëprim, për dallim nga presidentët e kaluar, dhe se SHBA nuk ka kohë të na pres.

Ndryshe, në letrën e presidentit Trump dërguar presidentit Thaçi, Trump bëri të ditur se SHBA pret që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet sa më shpejtë dhe se dështimi për të arritur marrëveshjen do të nënkuptonte humbjen e një mundësie qe vështirë se do të kthehet në një të ardhme të afërt./gazetametro.net