Nënkryetari i VV-së flet për sondazhet e fundit – Godet LDK-në, ja për cilin vend lufton PDK-ja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se asnjë sondazh që është bërë në kohët e fundit nuk e ka nxjerrur Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Bislimi i ka sfiduar partitë tjera, që ta nxjerrin të paktën një sondazh që nuk e ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve të 6 nëntorit.

Po ashtu, sipas tij nuk mund të gjendet asnjë sondazh tjetër, që PDK-në dhe koalicionin AAK-PSD, si “si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë”.

Në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe megamanipulimit të qytetarëve dhe akterëve politik do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë. Do të ndhmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh I vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrërveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudoargument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediat që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim. Do të ndihmonte shumë edhe nëse na tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD

SHPËRNDAJE