Nënkryetari Mujka takohet me studentët e gazetarisë nga Kosova dhe Rajoni

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim gazetarin, Bahri Cani, Adelheid Feilcke M.A, përgjegjëse e deskut informativ për Europë në televizionin “Deutsche Welle”, në Bonn të Gjermanisë, si dhe studentët e degës së gazetarisë nga Beogradi, Novi Sadi dhe nga Prishtina.

Temë kryesore e këtij takimi ishte pikërisht qyteti i Mitrovicës, ku studentët u informuan më tepër rreth situatës nëpër të cilat kishte kaluar qyteti ynë, që nga kohët më të hershme e deri në atë të tanishme, gjithashtu me këtë rast studentët patën rastin të pyesin për temat të cilat vlerësuan se janë me interes për ta.

Nënkryetari Mujka, në këtë takim ka vlerësuar lartë këtë iniciativë të Adelheid Feilcke M.A, për të bashkuar kështu studentët nga vendi ynë dhe nga shtetet fqinjë, duke pasur parasysh të kaluarën tonë dhe se ky grup i studentëve vijnë nga rrafshi

gazetaresk, që është një profesion sa i ndjeshëm aq edhe kompleks, ku si qëllim ka gjithmonë që të zbulojë të vërtetën e ngjarjeve të cilat ndodhin.

Gjithashtu, nënkryetari Mujka theksoj se është ndjenjë e veçantë që të diskutojë me gjeneratën e re, dhe me këtë rast ai ka reflektuar nëpër kohë, duke treguar për pasuritë që e karakterizojnë qytetin e Mitrovicës, siç është Trepça, pasuritë

kulturore, sportive, duke theksuar se qyteti i Mitrovicës, njihet edhe si vendlindja e rok muzikës, dhe shumë aspekte tjera, ai gjithashtu ka theksuar edhe për sfidat që ka kaluar qyteti ynë që nga para lufta gjithashtu edhe pas saj.

Po ashtu ai ka theksuar se edhe pse qyteti ynë tani më është ndarë në dy komuna për arsye politike, prapë se prapë ne vazhdojmë të besojmë që në një të ardhme do të bëhet ribashkimi në një qytet të vetëm.

Nga ana tjetër, Bahri Cani, Adelheid Feilcke M.A, si dhe studentët e pranishëm, kanë falenderuar nënkryetarin Mujka, për këtë takim i cili mundësoj që për së afërmi të njihen me disa nga specifikat dhe veçoritë të cilat e karakterizojnë qytetin e Mitrovicës.

SHPËRNDAJE