Nënkryetarja e Vetëvendosjes tregon për hapin e radhës nga partia pas vendimit të Kushtetueses

Nënkryetarja e lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është deklaruar për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Nagavci ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i kësaj Gjykate është një vendim politik.

“Siç e kemi përcjell të gjithë në orët e vona Kushtetuesja ka nxjerr vendim. Ky vendim ngjan në një vendim politik dhe pas shkeljes aë Kushtetueses nga presidenti”, ja thënë ajo.

E, vendimi i marrë mbrëmë nga Kushtetuesja për dekretin e presidentit për çështjen e mandatarit, deputetja e VV-së ka theksuar se është një vendim i papranueshëm.

“Për VV është një vendim i papranueshëm që e rrëzon Kushtetutën si aktin më të lartë juridik, dhe e humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të lira. Është një vendim i papranueshëm në aspektin politik dhe në aspektin e aktit më të lartë juridik, raporton më tutje Front Online.

Lidhur me hapat që do të ndërmarr VV-ja në ditët në vijim, pas këtij vendimi Nagavci ka thënë se mbetet të shihet.

“Për veprimet tona do të njoftoheni në ditët në vijim. Qytetarët janë të pakënaqur dhe janë shprehur pro zgjedhjeve të lira. Pas test-protestës tani mbetet të shihet se cilat do të jenë mjetet juridike dhe politike që të jemi pranë qytetarëve që tregojnë dëshirë për zgjedhje të lira”, ka thënë ajo.

“Do ta dërgojmë këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

SHPËRNDAJE