Nëntë fakte interesante për Kosovën në prag të 10 vjetorit të pavarësisë

Kosova po përmbyllë dekadën e parë të ekzistencës si shtet, por jo edhe të zhvillimit dhe historisë që përcaktoi shtetësinë.

Që prej fitimit të lirisë, vendi kaloi në etapën e sigurimit të pavarësisë e cila shtetësi erdhi më 17 shkurt të vitit 2008 duke kulmuar përpjekjet shumë shekullore.

Republika e Kosovës më 17 shkurt feston 10 vjetorin e pavarësisë, duke mbyllur kështu etapën e vendosjes së themeleve të shtetit, e duke nisur një etapë të re të madhe – atë të zhvillimit ekonomik dhe prosperimit drejt integrimit në institucionet euroatlantike. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

1.Kosova u sundua nga Perandoria Osmane nga mesi i shekullit 15 deri në fillim të shekullit të 20-të

2. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Megjithatë, Serbia kontestoi dhe pretendoi se pavarësia e Kosovës është “e paligjshme”. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi që pavarësia e Kosovës nga Serbia është e ligjshme dhe nuk shkel ndonjë rregull të aplikueshëm të së drejtës ndërkombëtare.

3. New Born është kryevepra dhe simboli i shpalljes së pavarësis së Kosovës më 17 shkurt 2008.

4. Kosova ka 10,887 km2 dhe kështu është vendi më i vogël në Ballkan dhe mundë të krahasohet me madhësinë e Xhamajkës (10,991 km2) ose Libanit (10,400 km2).

5. Pos solo këndimit siç janë ninullat, pra, këngët e djepit, vallet popullore tradicionale, rol të veçantë zënë edhe instrumetet tradicionale, lahuta dhe çiftelia si dhe tupanat dhe surlat.

6. Mali Gjeravica (2,656 metra), është pika më e lartë në vend. Dhe, pika më e ulët është Drini i Bardhë, (297 metra).
7. Më 23 nëntor 1999, Presidenti Bill Klinton bëri histori kur mbërriti në Ferizaj. Kjo atëherë, ishte vizita e parë zyrtare e një Kreu Shtetëror Amerikan në Kosovë. Udhëheqësi i Amerikës Clinton arriti në Ferizaj me një pritje entuziaste. Gjatë vizitës së tij, Clinton u kishte bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të falin padrejtësitë që u kryen kundër tyre nga serbët. Kosova është njohur zyrtarisht nga Uashingtoni që nga viti 2008.

8. Nga ana ekonomike, Kosova gjatë pesë dekadave të fundit ka ndryshuar nga një ekonomi socialiste në një sistem të tregut të lirë. Që nga ajo kohë, një numër korporatash të huaja operojnë në vend. Pavarësisht se është një nga vendet më të vogla të Evropës, vendi me dalje në det ka burime të rëndësishme minerale, duke përfshirë nikelin, linjitin, plumbin, kromin, aluminin dhe magnezin. Pjesa më e madhe e pasurisë së qymyrit në Evropë qëndron në Kosovë.
9. Fakti i nëntë është se Kosova do të shënojë 10 vjetorin e pavarësisë pas 10 ditësh dhe për dallim nga vitet tjera festimet do të jenë më madhështore se asnjëherë tjetër. Ato do të karakterizohen me festime në ambientet familjare me muzikë dhe valle tradicionale. Kurse, në kryeqytet do të mbahet edhe një koncert madhështor ku performon superylli botëror, Rita Ora. Mes tryezave familjare dhe shesheve tona, festa pritet të jetë më e veçantë se kurrë. /Telegrafi/

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës

SHPËRNDAJE