Nëntë kombëtaret që tashmë janë eliminuar nga Botërori në Rusi

Pas ndeshjes Kolumbi – Poloni 3-0, kanë përfunduar edhe ndeshjet e xhiros së dytë të Kupës së Botës.

Pas dy xhirove të zhvilluara deri më tani janë zbuluar edhe gjashtë kombëtare që kanë kaluar në 1/8 e Kupës së Botës dhe nëntë kombëtare që janë përshëndetur nga ky kompeticion, shkruan GazetaBlic

Arabia Saudite, Egjipti, Maroku, Peru, Kosta Rika, Koreja e Jugut, Tunizia, Panamaja dhe Polonia janë eliminuar nga Kupa e Botës.

Në anën tjetër, Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Rusia dhe Uruguai kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës.

Në ditët e ardhshme do të mësojmë edhe kombëtaret tjera që do të eliminohen nga Kupa e Botës.

SHPËRNDAJE