“Nervozohet” Mimoza Kusari Lila: Nuk më ftoi Thaçi në takim veç pse jam grua

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, ka reaguar pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ftuar edhe atë në takim, ashtu siç bëri me të gjitha partitë parlamentare.

Ajo ka thënë se sot presidenti tregoi se nuk mund të jenë unifikues.

“Sot e kuptova se Presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua Kryetare të partisë Alternative, ish – zv/Kryeministre me titull ashtu si i kishte karakterizuar burrat kryetar të partive që i kishte ftuar, me tituj të posteve që i kanë mbajtur më herët.

Nëse Presidenti i vendit e konsideron veten dhe rolin e tij si faktor unifikues për vendin, atëherë sot si shumëherë tjera ai dhe kabineti i tij e treguan se çdo gjë mund të jenë, vetëm unifikues jo.

Nuk e di se çfarë mund të ishte aludimi i tyre për këtë mosftesë, por duke e ditur se gjithmonë sigurohen të jenë të “mbuluar me letra”, i këshilloj të verifikojnë në KQZ kënd e përfaqësoj unë.

Ashtu sikur edhe shumë raste tjera në Kosovë, kjo situatë e tregon hipokrizonë e retorikës për gjithëpërfshirje të grave në jetën politike nga Presidenti i vendit”, ka shkruar Kusari-Lila.

Tutje ajo ka shtuar se nga Kabineti i presidentit kanë bërë gabim me qëllim dhe është diskriminim ndaj saj.

“Alternativa është parti e re, ende e vogël, por ndikimin në raste të caktuara mund ta ketë tepër të madh për ndryshimet në Kosovë.

Ky postim nuk e paragjykon pjesëmarrjen apo mos pjesëmarrjen time në ftesën eventuale.

Ky reagim ka për qëllim të tregojë gabimin e kabinetit dhe të Presidentit për trajtimin e gruas në politikën Kosovare”, thuhet në reagim e saj.

SHPËRNDAJE