Nervozohet Vlora Çitaku: Turp t’iu vijë për atë pritje të skuadrës angleze në aeroport

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i është bashkuar reagimeve të shumta mbi pritjen e skuadrës angleze në aeroportin e Prishtinës, shkruan veriu.info

Në një reagim në Facebook, Çitaku tha se ai gjest i pritjes me vajza të reja të kombëtares angleze në aeroport ishte i turpshëm.

Ndryshe, kjo pritje në aeroport që iu bë kombëtares angleze u kritikua shumë edhe në rrjete sociale nga qytetarë të shumtë.

Postimi i plotë:

S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë.

SHPËRNDAJE