Nëse ndodh kjo, Ibrahimoviç qëndron edhe për një sezon në Milan

Zlatan Ibrahimovic nuk ka marrë ende një vendim mbi të ardhmen e tij.

Me të mbërritur në janar, sulmuesi suedez ka qenë një lojtar vendimtar të AC Milan, duke ngjallur kështu thashethemet për një rinovim.

Corriere Della Sera raporton se 38-vjeçari ka vendosur të presë derisa projekti i Rossoneri për sezonin e ardhshëm të jetë i qartë.

Mbi të gjitha, menaxheri do të jetë një faktor i rëndësishëm për të ardhmën e tij.

Sipas këtij mediumi, Ibrahimoviç është i gatshëm të negociojë për rinovimin të kontratës.

Mirëpo krejt kjo mund të ndodh nëse Stefano Pioli mbetet në stol, atëherë shanset për rinovimin e suedezit do të rriteshin.

Do të ketë një takim ballë për ballë midis drejtorit Ivan Gazidis dhe Ibrahimoviç pasi ky i fundit të kthehet në Itali, së pari përmes skype dhe pastaj personalisht.

Këto bisedime pritet të jenë vendimtare pasi pritet të shpjegohet projekti i ri i Milanit.

Nëse është një projekt bindës, sulmuesi do të qëndrojë. Tani për tani, gjithçka është vënë në pritje pasi kuqezinjtë ende nuk e dinë nëse sezoni do të përfundojë.

Ndërkohë, Ibrahimoviç vazhdon të stërvitet në Suedi. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE