“Nëse nuk ka viza sivjet, nuk i besojmë më Evropës”

Sipas zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh për kosovarët deri në fund të vitit 2018, Kosova s’do t’i besojë më Evropës.

Në Express Intervistën në KTV, Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur edhe më shumë kritere se vendet tjera që tashmë kanë liberalizim vizash.

“Nëse nuk ka vendim pozitiv, s’kemi asnjë arsye t’i besojmë Evropës për asnjë gjë të vetme dhe të mundshme sepse ne kemi kryer punët”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE