Nëse SBAShK-u nuk e ndërprenë grevën, Qeveria do t’ua shpallë vendet e lira gjithë mësimdhënësve?

Pas refuzimit të vazhdueshë nga SBAShK-u për të filluar mësimin, Qeveria e Kosovës po përgatitet për nxjerrjen e një Udhëzimi Administrativ me të cilin do t’i shpallë të lira vendet e punës të mësimdhënësve.

Veriu.info mëson se Kryeministria dhe MAShT-i po punojnë intensivisht që ky Udhëzimi Administrativ të nxjerret në fillim të javës së ardhshme.

Pra, SBAShK-u i ka vetëm edhe pak ditë kohë që ta pranoj rritjen e rrogave të propozuar nga Ramush Haradinaj, në të kundërtën situata e tyre do të perkeqësohet.

SHPËRNDAJE