“Nëse Vucic deklarohet për ndarje, Gjermania do të kundërshtojë përsëri”

“Më shtatë shtator Vucici e Thaçi sërish duhet të vijnë në Bruksel. Më nëntë shtator Vucic do të publikojë planet e tij në veri të Kosovës. Dita pritet me pasiguri. Nëse sërish deklarohet për ndarje të Kosovës, Gjermania sigurisht se do të kundërshtojë përsëri”, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.

Hashim Thaçi e Aleksandar Vucic tashmë e kanë marrëveshjen për kërmbimin e territoreve sipas kriterit etnik, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”, duke iu referuar burimeve diplomatike. Dhe, sipas gazetës, në Bashkimin Evropian kanë mbështetje për këtë, transmeton Radio Deutsche ëelle në gjuhën serbe.

Sipas gazetës gjoja se Franca nuk ka asgjë kundër kësaj zgjidhjeje, ndërsa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën Trumpin kanë kaluar në këtë vijë. I vetmi vend i cili ka kundërshtuar qartas është Gjermania. Kancelarja federale Angela Merkel e ka kuptuar se kjo është lojë me zjarr, e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme për BeH-në e Maqedonisë dhe ta shtyjë tërë regjionin në kaos, shkruan gazeta, transmeton gazetametro.net.

Edhe Britania e Madhe e Suedia janë kundër ndryshimit të kufijve. “Gjetiu në Evropë janë të përhanurit, të cilët e kanë harruar historinë. Esenca e kësaj politike ka qenë krijimi i shteteve, në të cilat pakicat dhe qytetarët të cilët nuk duan të përkufizohen etnikisht kanë të drejta të garantuara. Ideja mbi homogjenitetin etnik ka sjellë dëbime dhe vrasje masovike në Ballkan dhe prej saj nuk ka guxuar të krijohet parimi. Të gjitha shtetet e Ballkanit për këtë shkak sot janë multietnike, ndërsa në Kosovë nëpërmjet Planit të Ahtisaarit është kujdesur vëçanërisht që serbët e Kosovës të fitojnë të drejtat e tyre”

Gazeta thekson se përkufizimin etnik në start të ulur po e pret Milorad Dodiku, kryetar i Republikës Serbe, i cili angazhohet për bashkimin e këtij etniteti Serbisë, në të cilën do të ishte edhe veriu i Kosovës. “Me këtë ai ndjek të njëjtin qëllim, i cili në të nëntëdhjetat ka shkaktuar shumë lufta, dhjeta mijëra të vdekur dhe gjenocidin në Srebrenicë”, konstaton gazeta, duke shtuar se Dodik në një gjë ka të dfrejtë – se rrethanat ndërkombëtare po ndryshojnë, “Rusia gjithnjë e më fuqishëm po vepron në Ballkan dhe në kuadër të BE-së, për shembull nbë Austri, ndërsa në ShBA nën presidentin Donald Trum më nuk mund të mbështetet”.

“Më shtatë shtator Vucici e Thaçi sërish duhet të vijnë në Bruksel. Më nëntë shtator Vucic do të publikojë planet e tij në veri të Kosovës. Dita pritet me pasiguri. Nëse sërish deklarohet për ndarje të Kosovës, Gjermania sigurisht se do të kundërshtojë përsëri. Me këtë Gjermania mbetet garantuesi i fundit i përpjekjeve paqësore në Ballkanin Perëndimor. Në Berlin kjo bëhet për të përkujtuar se Gjermania në Ballkan është tepër e rëndësishme për t’u injoruar”, thuhet në tekstin e transmetuar nga DW./gazetametro.net

SHPËRNDAJE