Nëse Vucici ia përcakton negociatorin Kosovës, do të ndodh kjo e keqe

Publicisti Veton Surroi, ka komentuar qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se nuk e do Fatmir Limanj negociator të bisedimeve.

Për këtë Surroi thotë se nëse negociator i Kosovës bëhet vetëm ai që e përcakton Vuçiqi rrjedhimisht edhe platforma mund të përcaktohet vetëm nga ai.

Postimi i tij i plotë:

Një parim bazik i negociatave është se palët nuk mund t’i përzgjedhin përfaqësuesit e palës tjetër.

Kjo nuk funksionon në rastin e Kosovës, meqë presidenti i Serbisë , me instrumentet e veta në Kuvendin e Kosovës zgjodhi që Kosovën mund ta përfaqësojë Hashim Thaçi, jo Fatmir Limaj.

Ky tash është parim: nëse negociator i Kosovës mund të bëhet vetëm ai që përcaktohet nga Vuçiq, rrjedhimisht platforma kosovare mund të jetë vetëm ajo që përcaktohet nga Vuçiq.

SHPËRNDAJE