Nesër deputetët mbajnë takim publik me qytetarët e Mitrovicës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës publik do të mbahet në qytetin e Mitrovicës, me datën 13 korrik 2018 (e Premte).

Takimi mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë dhe fillon në orën 14:00.

Deputetët pjesëmarrës:

Arban Abrashi
Bekim Haxhiu
Muharrem Nitaj
Milaim Zeka
Bahrim Šabani

SHPËRNDAJE