Nesër përballja Joshua VS Pulev, Luan Krasniqi e parashikon fituesin e meçit

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Anthony Joshua, do të tentojë të mbrojtë titullin e kampionit përballë boksierit bullgar, Kubrat Pulev.

Joshua dhe Pulevi e anuluan meçin e tyre të parë që ishte planifkuar të zhvillohej më 25 korrik të vitit 2020, si shkak i pandemisë Covid-19.

Pulevi llogaritet si një nga rivalët më serioz që ka pasur Joshua viteve të fundit.

Madje, analistët e vlerësojnë edhe më të fortë bullgarin se sa meksikanin Andy Ruiz.

Boksieri më i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, e ka analizuar këtë meç.

“Kubrat është një boksier i zgjuar dhe mirë i përgatitur, sigurisht që nuk do të jetë lehtë për Joshuan, por mbi te gjitha unë mendoj se Joshua do ts fitojë luftën”, ka thënë Luan Krasniqi