Nexhmedin Spahiu flet për zgjedhjet e 22 tetorit, ja çfarë thotë

Politologu, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për fushatën e zgjedhjeve lokale dhe rezultatin që do të sjellin ato.

Spahiu e ka cilësuar si fushatën më të civilizuar në historinë e Kosovës.

Sipas tij mbetet të shihet se cila parti do të ketë rënie e cila ngritje.

“Fushata aktuale zgjedhore është më e civilizuara në historinë e Kosovës. Se cila parti ka udhëhequr fushatë më të mirë mund të konstatojmë kur të shohim rezultatet dhe ngritjet apo rëniet e partive”, ka deklaruar ai.

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë vetëm edhe nesër, duke mbushur kështu një muaj. Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, deri tash janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë dhe se një pjesë e materialeve zgjedhore jo të ndjeshme janë shpërndarë nëpër depot e KQZ-së nëpër komuna. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

SHPËRNDAJE