Nexhmedin Spahiu i bashkohet kësaj partie politike

Publicist Nexhmedin Spahiu ka arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn që të bëhet pjesë e AAK’së.

Burime të Gazeta Metro bëjnë të ditur se ata janë pajtuar që Spahiu të bëhet pjesë e kësaj partie.

Ai do të përfshihet në listën për deputetë të koalicionit AAK-NISMA.

Vet Spahiu i kontaktuar nga Gazeta Metro gjatë ditës së sotme nuk ka qenë i qasshëm për tu përgjigjur në një gjë të tillë.

Mirëpo, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj ka dhënë sinjale se një gjë e tillë është e mundur.

“Krejt çka mund të them është se Haradinaj dhe Spahiu janë miq të mirë mes vete”, tha Lekaj për Gazeta Metro duke mos pranuar që të flas më shumë për këtë temë.

Paraqitja e këtij koalicionit do të bëhet i ditur nesër për media.

SHPËRNDAJE