Nexhmedin Spahiu: Vjosa Osmani do jetë në listën e VV-së, avantazh për Albin Kurtin

Analisti Nexhmedin Spahiu deklaroi në Euronews Albania se Vjosa Osmani do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Besoj që do të jetë në listën e Vetëvendosjes. Ky është interesi i saj dhe interesi i Albin Kurtit”, tha ai.

“E vetmja gjë që mund të bëjnë që mos jenë në një listë, mund të jetë një lloj mundësie e Albin Kurtit për ta spostuar atë nga skena politike. Nëse do të dalë e vetme në zgjedhje, është shumë problematike se nuk ka strukturat e saj partiake”, tha ai më tej.

Zoti Spahiu analizoi se pjesëmarrja e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes, i sjell shumë avantazhe Albin Kurtit për zgjedhjet e ardhshme.

“Angazhimi i saj në listën e Albin Kurtit, sjell shumë avantazhe Albin Kurtit dhe ia rrit gjasat për fitore”, pohoi analisti.

Sipas tij, e gjithë kjo lëvizje e Vjosa Osmanit do të dëmtojnë Lëvizjen Demokratike të Kosovës.

“Nëse Vjosa Osmani futet në listën e Vetëvendosjes ajo gjen aty një përkrahje shumë të madhe të anëtarësisë së së VV-së. Kjo mund ta dëmtojë së tepërmi LDK-në, nga e cila ajo vjen”, tha ai.