Nexhmedin Spahiu zbulon formulën se si t’i zbuloni anti-amerikanët sekretë në Kosovë e Shqipëri

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka ndarë përshtypjet personale në lidhje me “anti-amerikanizmin e fshehur në Shqipëri e në Kosovë”.

Z.Spahiu ka thënë se në Shqipëri antiamerikanët e përbuzin flamurin kuq-e-zi dhe e valojnë çdo flamur tjetër, duke i nënkuptuar këta njerëz si snobë ose kozmopolitanë.

Ndërkohë, sa i përket Kosovës ai ka deklaruar se “anti-amerikanët e fshehur” janë ata që përbuzin flamurin verdhë-e-kaltër [të Kosovës], dhe e valojnë flamurin kuq-e-zi. “Përmes flamurit kuq-e-zi ata shprehin anti-amerikanizmin e tyre.” – shkruan z.Spahiu.

Një qëndrim të tillë dikur e ndante Lëvizja Vetëvendosje, por e cila me afrimin kah pushteti është afruar edhe me flamurin e Republikës së Kosovës. Një gjë të ngjashme aktualisht Spahiu e sheh te PDK-ja, e cila [sic] “kur Amerika ua ktheu shpinën po e valojnë flamurin kuq-e-zi për inat të amerikanëve.”

Ai e mbyll porosinë e tij duke thënë “Amerika toleron, por nuk harron. Evidenton.”

Kujtojmë se z.Spahiu përkrahë idenë e kombit kushtetutor, të cilin e kanë të përbrendësuar të gjitha kombet e tjera demokratike në botën perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë përshtyptjen e z.Spahiu:

Si t’i dalloni anti-amerikanët e fshehur në Shqipëri e në Kosovë?

Në Shqipëri, shqiptarët anti-amerikanë të fshehur përbuzin flamurin kuq e zi dhe valojnë çfarëdo flamuri tjetër.

Kosovarët anti-amerikanë të fshehur përbuzin flamurin verdh e kaltër, dhe valojnë flamurin kuq e zi. Përmes flamurit kuq e zi ata shprehin anti-amerikanizmin e tyre.

A e keni verejtur se kur amerikanët e mbanin PDK-në në pushtet, politikanët e PDK-së valonin flamurin verdh e kaltër e tani kur Amerika ua ktheu shpinën po e valojnë flamurin kuq e zi për inat të amerikanëve. Amerika toleron, por nuk harron. Evidenton.

SHPËRNDAJE