Neymar i vetëm kushton sa 11 transferimet e Premier Ligës këtë sezon (Foto)

‘Mirror’ ka përpiluar një ekip të tërë lojtarësh të transferuar nga klubet e Premier Ligës këtë verë, të cilët të gjithë së bashku kushtojn më pak sesa shuma që PSG janë të gatshëm të paguajnë për Neymar – 197 milionë funta apo 222 milionë euro.

Sipas njoftimeve në Brazil, gjigantët francezë janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë të jashtëzakonshme për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Neymar në Barcelonë – dhe ka sugjerime se braziliani është gati të largohet nga Spanja dhe të bashkohet me PSG në një marrëveshje rekord botëror.

Ka disa mënyra për të ilustruar madhështinë e dukshme të lëvizjes së mundshme 197million £ ( 222million €) ,transmeton Indeksonline.

Siç shihet edhe nga radhitja, kjo nuk është një 11-she lojtarësh revervist apo çfarëdo, por përmban dy nga mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, nënshkrimi i dytë më i madh i Chelseat dhe një lojtar që pritet të jetë ylli i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm.

Asmir Begovic (£10m, Chelsea – Bournemouth)

Victor Lindelof (£30m, Benfica – Manchester United)

Harry Maguire (£17m, Hull City – Leicester)

Michael Keane (£25m, Burnley – Everton)

Sead Kolasinac (transferim i lirë , Schalke – Arsenal)

Jack Cork (£10m, Sëansea – Burnley)

Tom Cleverley (£8m, Everton to Watford)

Tiemoue Bakayoko (£40m, Monaco – Chelsea)

Salah (£34.7m, Roma – Liverpool)

Sandro Ramirez (£5.2m, Malaga – Everton)

Jermain Defoe (transferim i lirë, Sunderland – Bournemouth)

Neymar – PSG / transferim i mundshëm = £197million

XI

SHPËRNDAJE