Neymar ka thënë që është penduar për largimin nga Barça: Veprova si fëmijë

Ylli brazilian Neymar ishte larguar nga Barcelona për në PSG përmes një transferimi që theu rekordet për shumën e transferimeve në futboll.

Edhe pse ishte lojtari kryesor për ekipin francez, Neymar duket që është penduar për këtë lëvizje dhe kërkon të ndërrojë klub sa më parë.

Kështu ka raportuar të martën mediumi spanjoll Cadena Ser, që ka thënë se Neymar ka folur direkt me njërin nga drejtorët e lartë të klubit të Barcelonës, të cilit ia ka shprehur pendimin për largimin nga Spanja.

“Neymar i ka thënë njërit prej drejtorëve të Barçës që është penduar për largimin dhe që kishte vepruar si fëmijë”. Tutje, radioja spanjolle raporton që ylli i Selecaos dëshiron të kthehet në Barcelonë, por tashmë një lëvizje e tillë duket gati e pamundur.

Javët e fundit është folur për një lëvizje të tij drejt Real Madridit, që shihet si opsion më real.

Barcelona ka transferuar Coutinhon e Dembelen këtë sezon dhe është pranë blerjes së Griezmann, prandaj lëvizja për kthimin e Neymarit nuk duket e mundur.

SHPËRNDAJE