Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë (Video)

Paris Saint Germaini fitoi derbin ndaj Marseilles mer rezultat 3-0, por humbi Neymarin. Braziliani u largua nga fusha me barrelë në minutën e 77-të pas lëndimit në nyje.

Neyamr lëshoi fushën mes lotëve, duke i frikësuar të gjithë tifozët e klubit francez me mungesën e tij të mundshme në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.

Ish-ylli i Barcelonës ka qenë një nga lojtarët më të mirë të PSG-së këtë sezon dhe mungesa e tij në ndeshjen e 6 marsit do të thoshte shumë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndeshja parë mes Realit dhe klubit parisien kishte përfunduar 3-1 për Los Blancos.

Pas 27 xhirove PSG-ja në Ligue 1 renditet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Monaco me 57.

Neymar në kampionatin elitar francez ka 19 gola dhe 13 asistime. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE