Nga aksidenti në Malishevë ku humbi jetën një grua u lënduan edhe tre të tjerë, ja si është gjendje e tyre

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Aksidenti i ndodhur mes tri veturave la të vdekur një grua dhe tre të tjerë të lënduar.
Lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër.

Njoftimi i plotë:

Malishevë 17.11.2018 – 16:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime fatale ka pësuar viktima femër kosovare-shqiptare dhe dy vozitësit meshkuj kosovarë-shqiptarë dhe një pasagjere femër kosovare-shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi brenda tri ditës në aksidente kanë humbur jetën 5 persona.

SHPËRNDAJE