Nga ardhja e bordit të ri bie prodhimi në ndërmarrjen “Trepça”, nuk u mjaftojnë as 3.5 milionët e qeverisë

Problemet e ndërmarjes “Trepça” vazhdojnë pavarësisht ndërrimeve të shumta të bordeve dhe menaxhmenteve që nga pasluftë në Kosovë.

Pavaëisht premtimeve të vazhdueshme për ta ringjallur gjigandin ekonomik të Kosovës është bërë shumë pak në këtë drejtim, duke e pasur parasysh që prodhimi vazhdon të jetë i ulët e punëtorët vazhdojnë të përballen me vonesa të pagave.

Së fundi Gazeta Online Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive të ndërmarrjes “Trepça” nga përmbaruesi privat për shkak të borgjeve, gjë që u konfirmua edhe nga drejtori i kësaj ndërmarrje Hysen Vrajolli.

Një anëtar i menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se që nga ardhja e bordit të ri të përkohshëm në mars të këtij viti ka rënie drastike të prodhimit.

Qeveria e Kosovës para pak ditësh ka emëruar bordin e ri të përkohshëm pas skadimit të mandatit të atij paraprak.

Dy nga anëtarët e bordit të kaluar janë emëruar edhe në bordin e ri, bëhet fjalë për Sylejman Hysenin dhe Shyqyri Sadikun.

Hyseni që është caktuar sërish kryesues i bordit njihet për lidhjet e tij të afërta me LDK-në e cila drejton qeverinë e Kosovës.

Shyqyri Sadiku që mbanë pozitën e drejtorit të prodhimit në këtë ndërmarrje është caktuar sërish si anëtar bordi duke rënë në konflikt interesi pasi është edhe pjese e menaxhmentit dhe e bordit.

Po ashtu Sadiku është përfolur si njëri nga njerëzit kryesorë në avansimet e paligjshme pa konkurs të brendshëm, proces për të cilin ka edhe shqiptim të dënimit nga inspektorati i Punës e që gazeta Veriu.info shpejt do të sjellë detaje nga ky proces.

Për dallim nga tani, mandatin e kaluar Sadiku ishte pjesë e bordit si i deleguar nga sindikata e punëtorëve të ndërmarrjes.

Sipas burimit të lartcekur bordi ka manipuluar në vazhdimësi me të dhënat e prodhimit pasi që të dhënat reale flasin për rënie të mëdha në prodhim, gjë që dëshmohet edhe me mungesën e mjeteve dhe bllokimin e llogarive nga përmbaruesi, pavarësisht që qeveria Kurti e kishte ndarë 3.5 milionë euro për Trepçën./Veriu.info/