Nga Beogradi, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan vjen drejt në Prishtinë

Pos personaliteteve të shumta të cilat po marrin pjesë në Prishtinë për shënimin e Ditës së Çlirimit, në kryeqytet po qëndron edhe Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, raporton Gazeta Blic.

Palmer vjen në Prishtinë pas një vizitë të cilën e ka pasur në Beograd ku edhe u takua me liderët shtetërorë të Serbisë.

Ndryshe, përveç tij kanë ardhur edhe presidenti i Shqipërisë, ilir Meta, kryeministri, Edi Rama, ish- presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq dhe zyrtarë tjerë./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE