Nga këto komuna janë 113 të infektuarit e sotëm me koronavirus

Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur 113 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Kosovë, teksa janë shëruar 67 të tjerë.

Prishtina, Ferizaj dhe Gjilani, janë qytetet me më së shumti raste gjatë ditës së sotme.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE