Nga këto qytete të Kosovës janë rastet e reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot (29 maj, 2020) janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19; ndërsa janë shëruar nëntë persona.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste.

SHPËRNDAJE