Nga klasat mësimi kthehet online në këtë komunë të Kosovës

Qyteti i Vushtrrisë po vazhdon të jetë vatër e përhapjes së pandemisë COVID-19.

E si pësojë e rritjes së rasteve dita ditës, mësimi në shkolla për maturantët e klasave të nënta dhe dymbëdhjeta po duhet t’i kthehet mësimit online, shkruan Gazeta online Veriu.info.

Lajmin e ka dhënë Komuna e Vushtrrisë nëpërmjet faqes zyrtare në facebook:

Të dashur nxënës,

Për shkak të situatës epidemiologjike në qytetin tonë, Shtabi Emergjent Komunal, pas konsultimeve edhe me MSH dhe IKSHPK, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që mësimi plotësues për nxënësit e klasëve të lX-ta dhe për maturantë nga e hëna të vazhdojë online.

Për të gjitha njoftimet, instruksionet dhe oraret, Shkollat janë njoftuar nga DKA.

Me respekt,
Shtabi Emergjent Komunal