Nga kush frikësohet Daut Haradinaj?

Daut Haradinaj, deputet nga AAK, për herë të parë flet për gjërat prej të cilave ai ka fobi.

Këtë e rrëfen në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus.

Haradinaj tregon se frika e tij më e madhe janë gjarpëri dhe ineksioni.

“Në Dukagjin thojnë veq budalla nuk tutet. Unë i kam merzi këto miun e gjarpërin por e vërteta është që fobi e kam edhe ineksionin ndoshta edhe pse se kur jam kanë i vogël më ka ra shumë me u shpu.

Bile doktorët të cilët ishin në luftë më ngucin ende se në një rast kur jam plagos pasna rezistu për me mar ineksion. Ndërsa minjët i kam irritim e prej gjarprit tjert thojnë e kam iri a unë i tutna. Më duket pak si i ftoftë e i frikshëm”, tregon ai.