NGA TANI KONTROLLET MJEKËSORE VETËM ME TERMINE

Në derë të secilës ordinancë të qendrës së mjekësisë familjarë është e vendosur një njoftim në të cilën thuhet se për të bërë kontrolle tek mjeku duhet bërë termin tek infermieret në sportele.

Caktimi i ditës dhe i orës në QKMF nuk po ju duket i arsyeshëm disa qytetarëve.

Ndërkohë që qytetari Nazmi Binaku nuk po i duket gjë e mirë caktimi i terminëve për kontrolle mjekësor.(Shtyp mbi link dhe shiko pamjen e plotë)

“Jo nuk është më mirë sepse unë shembull jetojë 20km larg Prishtinës, e kur të vij duhet me bo termin, e unë s’mund të dijë kur sëmurem për të caktuar termin”, ka thënë Binaku për Klan Kosova.

Shefja e mjekësisë familjare thotë se rastet urgjente gjithë do të kenë përparësi, pavarësisht a kanë caktuar termin apo jo.

“Jemi dukë bërë hapa për vetëdijshëm e pacientëve që duhet të caktohen terminë për të bërë kontrolle, por rastet urgjente gjithë do të kenë përparësi, pavarësisht a kanë caktuar termin apo jo”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE