‘Ngërçi’ i Ramush Haradinajt me Demarkacionin! Kjo mund të ndodhë nesër në Qeveri!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përkundër që kishte paralajmëruar zgjidhje të shpejtë të cështjes së demarkacionit me Malin e Zi, duket se gjërat po i dalin më të vështira se sa që i kishte paramenduar.

Në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet nesër nga ora 9:00, si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë pikërisht marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, derisa para Qeverisë do të raportoj edhe Komisioni i ri për shënjimin e vijës kufitare, i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

Megjithatë, vazhdon të mbetet e paqartë se si do të procedoj me këtë temë, kaq të ndjeshme kabineti i drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Dy skenarët e procedimit të Demarkacionit

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic  të afërta me kabinetin qeveritar, bëjnë të ditur se janë dy skenarë për zgjidhjen e kësaj cështetje.

I pari, që së bashku me versionin aktual të demarkacionit në Kuvend të dërgohen edhe të gjeturat e komisionit Bulliqi, dhe pastaj gjithcka do të varet nga ajo se si do të veprojnë deputetët.

Dhe skenari i dytë,  që pas publikimit të fakteve nga ky komision, Qeveria ta dërgoj në Kuvend vetëm versionin e vjetër të demarkacionit, dhë në këtë situatë rrëzimi i demarkacionit do të ishte edhe më i lehtë për deputetët, bazuar në të gjeturat e komisionit të ri, të udhëhequr nga Bulliqi.

Matoshi: Haradinaj do të veproj në koordinim me Thacin e Veselin

Por, nga Qeveria e Kosovës, nuk kanë japing detaje se cka saktësisht do të ndodhë nesër, pas prezantimit të të gjeturave nga ana e Komisionit të ri shtetëror për Demarkacionin.

Këshilltari për medie I Ramush Haradinajt, Halil Matoshi nuk ka qenë në gjendje të tregoj se si do të procedoj nesër Qeveria e Kosovës.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se pas prezantimit të raportit, Ramush Haradinaj para se të procedoj në Kuvend këtë cështje, do të  konsulltohet me krerët institucional të vendit, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Komisioni shtëtror do të raportojë nesër para Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj, së bashku me kabinetin qeveritar do të ketë konsultime me krerët institucional të vendit për hapat e më tutjeshëm”, tha Matoshi, raporton GazetaBlic.com

Ndërkaq për versionin aktual të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, Matoshi nuk sheh gjasa që do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, pasi që sipas tij, ky version si i tillë nuk e ka mbështetjen e shumicës parlamentare.

“Versioni i vjetër absulutisht nuk e ka shumicën prej dy të tretave dhe ai në bazë të të gjitha gjasave do të rrëzohet si version”, u shpreh ai.

I pyetur nga “Gazeta Blic” se a do të jetë java e ardhshme, koha kur do të ndodh procedimi i Demarkacionit në Kuvend, Matoshi nuk që në gjendej që të jap një deklaratë konkrete, duke thënë se duhet ende kohë “për konsultime shtesë ndërinstitucionale”.

Isufi: Qeveria duhet të na besojë

Anëtari i Komisionit për Demarkacion, Florim Isufi për “GazetaBlic” ka bërë të ditur se edhe në këto momente anëtarët e komisionit janë duke punuar në raportin për demarkacion të cilin tha se do ta prezantojnë nesër në mëngjes.

Duke mos dashur të flas për të gjeturat e reja, ai ka thënë se raportin që do ta prezantojnë nesër në Kuvendin e Kosovës, Qeveria duhet ta besojë pasi sipas tij, për këtë punë edhe i ka krijuar qeveria.

“Po Qeveria duhet t’i besojë raportit që e prezantojmë nesër. Raportin që e prezantojmë ajo duhet ta besojë, për këtë edhe na krijuar, për me e bo një raport ashtu qysh e meriton Qeveria. Për këtë na ka krijuar neve, që të mund ta bëjmë një raport për nevojën e Qeverisë.” – ka thënë Isufi.

Rexhep Selimi: Nuk do të dorëzohemi për demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me masat që do të ndërmarrë Vetëvendosje për mos ratifikim të versionit aktual të Demarkacionit, nëse i njejti shkon për miratim në Kuvend.

Selimi bëri të ditur se sa i përket versionit aktual të demarkacionin, Vetëvendosje ruan të njejtat qëndrime.“Ajo që duhet të dijë opinioni është që Lëvizja Vetëvendosje i ka të njejtat qëndrime për Demarkacionin për versionin aktual, për versionin e Thaçit i ka të njejtat qëndrime”, pohoi ai.

Në anën tjetër, Selimi i pyetur nga Gazeta Blic për një përdorim të mundshëm të gazit lotsjellës, si masë kundërshtuese për këtë marrëveshje tha se tashmë, nuk ka nevojë për veprime të tilla sepse Vetëvendosje i ka sofistikuar mjetet.

“Në mandatin e kaluar kemi përdorur mjete të tjera në mungesë të mjeteve që i kemi sot, ne i kemi sofistikuar mjetet tashmë nuk jemi 16 deputetë, por 32 deputetë, nuk ka nevojë për pengesa tjera, sepse ne do ta pengojmë me votë dhe do të jetë e mjaftueshme”, shtoi deputeti i Vetëvendosjes.

Vetëvendosje është e bindur se komisioni për shënjimin e kufinjëve në krye me Shpejtim Bulliqin do të sjell të gjetura të reja, me anë të të cilave sipas tyre Kosova nuk do të humb territor.

”Të gjeturat që do të sjell komisioni i ri ne i kemi ditur edhe më herët, marrëveshja është e padrejtë dhe e dëmton Kosovën, nuk kemi nevojë për protesta sepse I kemi 32 deputetë”, përfundoi Selimi.

LDK kundër raportit të Bulliqit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë më parë tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të votojë të gjetura të caktuara për kufirin, të cilat janë të bazuara në kutet e, siç ka thënë ai, Shpejtim Bulliqit, apo edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Natyrisht se ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që bëhet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Asnjë gjetje të njëanshme nuk e voton Lidhja Demokratike, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme e dyanshme. Kufiri nuk mund të vihet në mënyrë të njëanshme”, deklaroi Mustafa.

 

PDK e voton versionin e vjetër

Partia Demokratike e Kosovës do ta votoj versionin e vjetër të demarkacionit.

Kështu të paktën ka deklaruar zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai pos tjerash ka theksuar se demarkacioni ishte një shpikje fictive, derisa është shprehur se deri në janar kjo cështje do të përmbyllet.

Për votimin e demarkacionit është deklaruar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët e PDK-së, përpos Nait Hasanit do ta votojnë demarkacionink, shkruan Gazeta Blic.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë.

Pas ardhjes në krye të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në legjislaturën e kaluar kishte kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ka shkarkuar përbërjen e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror që drejtohej nga Murat Meha, duke emëruar përbërje të re me në krye Shpëtim Bulliqin.

 

SHPËRNDAJE