Ngërçi politik rrezikon risjelljen e kërkesave për kompromise të dëmshme në dialog

Shihet qartë insistimi i diplomacisë së BE-së dhe i asaj të SHBA-së për ta rinisur sa më shpejt dialogun Kosovë – Serbi.

Në anën tjetër në Kosovë ka gjithnjë e më shumë zëra, ndër ta edhe i mandatarit për formimin e qeverisë Albin Kurtit se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet.

Ndonëse dialogu Kosovë – Serbi ka stagnuar tash e më shumë se një vit për shkak të tarifës së vendosur nga pala kosovare për mallrat serbe (si përgjigje për lobimin kundër Kosovës nga Serbia te shtetet që kanë njohur Kosovën) Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian kanë ni- sur presionin e tyre që këto bisedime të rinisin.

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka qëndruar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili ndonëse tha se marrëveshja varet vetëm nga të dyja palët, ai me krerët politikë në vend u takua enkas për ta biseduar rinis- jen e dialogut.

Megjithëkëtë, mandatari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, tha prerazi se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet.

Në anën tjetër njohësit e politikave të jashtme thonë se qeveria e re duhet të bëjë zgjidhje për taksën, por në tavolinën e diskutimeve me Serbinë assesi nuk duhet të ulet pa u sqaruar qëllimet e të dyja palëve.

SHPËRNDAJE