Ngjarja tragjike në Mitrovicë, flet policia e Kosovës

Para pak minutash në fshatin Zhabar të Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje tragjike. Dyert e oborrit të një shtëpie i kanë zënë dy vajza të mitura rreth moshës 4-5 vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Tjetra është lënduar rëndë.

Gazeta online Veriu.info ka kontaktuar policinë e Kosovës, ku zëdhënsi i policisë Avni Zahiti ka konfirmuar që gjenden në vendin e ngjarjes por edhe ata po presin konfirmim nga hetuesit të cilët gjenden aty po kryejnë punën e tyre.

Veriu.info do të vazhdojë t’iu mbajë të njoftuar për secilën informatë të re…

SHPËRNDAJE