Ngjarje e rëndë dhe e dyshimtë në Lipjan: Viktima ishte në veturë, kur u vërejt nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Lipjan një person ka ndërruar jetë, derisa ishte vërejtur në veturën e tij nga policia.

Sipas raportit të Policisë, dje rreth orës 17, një person mashkull ka ndërruar jetë në Lipjan, pasi që i njëjti derisa ishte në veturën e tij është vërejtur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar me autoambulancë në QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor dhe trupi i të ndjerit është dërguar për në obduksion.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 25.10.2019-16:58. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti derisa ishte në veturën e tij është vërejtur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Vdekje e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

SHPËRNDAJE