Ngjarje e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Një vajzë hidhet nga kati i dytë i banesës pas mosmarrëveshjeve me familjarët

Gjatë ditës së djeshme, në Kamenicë, ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Një vajzë është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese në këtë qytet.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka theksuar se dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas disa mosmarrveshjeve që ajo ka patur me familjarët.

“Dje në Kamenicë ka ndodhur një rast, ku një vajzë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan. Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Dyshohet se pas mosmarrëveshjes me familjarët ka ardhur deri të rasti”, ka thënë Hashani