Ngjarje e rëndë në Zvicër: Siriani çnderoi shqiptaren

Ngjarja ka ndodhur në qendrën strehuese Balmberg, edhe pse në afërsi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij.

Para Gjykatës rajonale të Solothurnit është paraqitur një shtetas sirian, pasi dyshohet se nga fundi i vitit 2016 e ka dhunar një shtetase shqiptare, shtatë vite më të re se ai.

Shtetasi 34-vjeçar sirian me inicialin A., për shkak të arsyeve politike, ishte gjykuar në vendlindje dhe është arratisur.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Në Zvicër, ai ka jetuar në një banesë në Olten dhe pas një kohe iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët u vendosën në një qendër strehuese.

Ai i vizitonte rregullisht duke iu dëgruar ushqim. Me këtë rast, njoftohet me shqiptaren me inicialin B, një grua e pamartuar nga Shqipëria dhe nga frika e babait, ishte arratisur shtatzanë për në Zvicër.

Ankesa e saj ishte refuzuar, shkruan “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch. Ndonjëherë, siriani i ndihmonte asaj që ta hipte karrocën e fëmijës në autobus, apo në manovrim me celular.

Pas kësaj, siriani ia kishte regjistruar numrin e celularit dhe një herë i dërgopi një mesazh ku e pyeste nëse do të kishte marrëdhënie intime me te.

«Jo», i ishte përgjigjur shqiptarja. Megjithatë, ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po bënte një sy gjumë më foshnjen e saj njëmuajshe. Ai tentoi ta ngacmonte, por nuk pati sukses pasi hasi në rezistencë.

Siriani ia mori fëmijën nga krahërori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshti të lajmëronte policinë, ai ia hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdhunojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës.

Tani, shqiptarja kishte ardhur në Gjykatë në rolin e paditëses, ndërsa siriani i dëgjonte akuzat e saj nga një hapësirë tjetër përmes ekranit.

Në Zvicër kishte ardhur në moshën 16-vjeçare, pasi ishte dhunuar në Shqipëri.
Në momentin që ka ardhur në Zvicër, ajo ka pasur probleme psikike, të cilat tashmë i ishin ashpërsuar. «Nuk mund të flejë pothuajse aspak dhe jam e varur nga trajtimi psikiatrik.

Ishte si një makth, u përpoqa të rezistoj, por kot», ka deklaruar ajo.

I pandehuri nuk i pranoi akuzat, mirëpo sipas dëshmive nga ane e juristëve, ai u dënua me pesë vite burg dhe dhjetë vite dëbim nga Zvicra. Shqiptarja B. është dëmshpërblyer me një shumë prej 10’000 frangash.

SHPËRNDAJE