Ngjarje e rëndë: Vdes një i ri pasi makina përplaset me pemën

Rreth orës 06:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një të riu.

Policia bën me dije se mjeti është përplasur me një pemë dhe nga kjo përplasje ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi F. C., 22 vjeçar, banues në Koplik, shkruan Top C hannel.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHPËRNDAJE