Ngjarje tronditëse në veri të Mitrovicës…! Detaje…!

Makina që u gjet e djegur sot dyshohet se është pronë e Policisë së Kosovës. Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, për Radio Kontakt Plus, ka treguar për dëmtimet që janë shkaktuar makinës nga djegia, dhe ka thënë se rasti është në hetim e sipër, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se nuk i di se cilat mund të kenë qenë motivet e këtij incidenti.

Përveç makinës së djegur, janë dëmtuar edhe dy makina tjera të cilat ishin të parkuara në afërsi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit./Periskopi./

SHPËRNDAJE