Nis mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për rastin e gylenistëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka filluar mbledhjen.

Me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim, anëtarët e komisionit u dakorduan që kjo mbledhje të jetë e mbyllur për media, njofton Klan Kosova.

Në të përveç Kryetarit te ketij Komisioni Xhelal Sfeqla, po marrin pjesë edhe anëtarë tjerë të komisionit përfshirë deputetët Ganimete Musliu nga PDK, Muharrem Nitaj nga AAK, Sami Kurteshi Vetëvendosje dhe Driton Selmanaj LDK./klan kosova/

SHPËRNDAJE