Nis meçi, ja me cilën këngë shqiptare futet në ring Haxhi Krasniqi

Ka nisur meçi i boksit mes shqiptarit Haxhi Krasniqit dhe Bartlomiej Grafkas në Halle të Gjermanisë.

Krasniqi është futur në ring me këngën e Elvana Gjatës “Kuq e Zi”, raporton Express.

Pothuajse 10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, sonte zbret në ring për t’u ndeshur me polakun Bartlomiej Grafka. (Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵)

Me këtë meç, Krasniqi do ta nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Kjo do të jetë sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.

Bartlomiej Grafka i ka fituar 20 nga 50 meçet që i ka zhvilluar në karrierë, duke i humbur 27 sosh dhe duke barazuar në tre të tjerë.

Në anën tjetër, Krasniqi i ka 45 fitore dhe pesë humbje, gjë që e bën atë favorit, për çka ndihmohet edhe nga motivi ekstra i lartë për t’iu ofruar titullit.

SHPËRNDAJE