Nis seanca e Kuvendit, pas pak pritet shpërndarja e legjislaturës

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pas shqyrtimit të pikës së parë të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, deputetët do të votojnë edhe për shpërndarjen e legjislaturës.

93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin./Indeksonline/

SHPËRNDAJE