Nis takimi i shumë përfolur i ambasadorit të SHBA-ve Delawie me kryetarin Mulaku (FOTO)

Sapo ka nisur takimi i paralajmëruar ndërmjet ambasadorit amerikan Greg Delawie dhe kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. Ndryshe nga siç ishte menduar, takimi nuk është mbajtur në ndërtesën e Komunës, por në restorantin “Ura e Vjetër e Gurit” në Vushtrri, raporton portal Veriu.info.
Mediet lokale ditë më parë kanë shkruar se përveç çështjeve tjera, në këtë takim mund të flitet edhe për rastin e dhënies në shfrytëzim të hapësirës së “Kalasë së qytetit”, e cila ditë më parë fillimisht ishte dhënë në shfytëzim e më pas  ishte anuluar.
Ky takim mes shefit të diplomacisë amerikane Delawie dhe kryetarit të Komunës, Bajram Mulaku, është paralajmëruar se do të jetë i mbyllur dhe larg syrit të medieve. /Veriu.info/

 

 

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE