Nisma i përgjigjet presidentit: Zyrtari i lartë tregon a janë për qeveri të re apo për zgjedhje?

Deputeti i Nismës, Endrit Shala ka thënë se ata si parti do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për diskutimin e hapava të mëtutjeshëm pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Ne do të shkojmë në takimin e ftuar nga presidenti i vendit”, tha Shala.

I pyetur se a është Nisma për Qeveri pa zgjedhje apo për zgjedhje të reja, ai tha se për këtë do të vendosin në konsulltim bashkë me partitë tjera politike.

“Do të konsulltohemi edhe me partitë tjera, dhe pastaj do të dalim me qëndrim për hapat e mëtutjeshëm”, tha ai, për Gazeta Blic.

Ndryshe, Gazeta Blic më herët raportoi se të mërkuën dhe të enjten presidenti Thaçi do të zhvilloj takime me liderët e partive politike.

“Takimet me liderët e partive pritet të mbahen të mërkurën dhe të enjten. Pas këtyre takimeve, varësisht nga vullneti i partive, do të dihet saktë nëse do të ketë qeveri të re, apo zgjedhje të parakohshme”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Shefi i shetit sot ka pasur një takim me ambasadorët e QUNIT-it, ku i ka njoftuar për zhvillimet politike në vend pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Sipas njoftimit të lëshuar për media thuhet se presidenti ka kërkuar një qeveri stabile dhe unike.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar.Në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se “pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”.Presidenti Thaçi shtoi se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën jemi futur, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës.Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

SHPËRNDAJE