Nisma ia “prish” planet Hashim Thaçit e Edi Ramës për Qeveri pa zgjedhje: Ja çka bëri para pak çastesh

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka njoftuar se i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës së caktuar për 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së VI dhe votimin e marrëveshjes së IPA’s që i sjell shtetit 90 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Sherifi është shprehur i bindur se në legjislaturën e ardhshme NISMA do të përfaqësohet me më shumë se 10 deputetë.

“Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI. Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!”, ka shkruar Sherifi.

Ndërkaq, Gazeta Blic më herët raportoi se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, janë duke u munduar që ta formojnë një qeveri të re pa zgjedhje.

Gazeta Blic nga burime të saja të afërta me presidentin Hashim Thaçi, merr vesh se ai së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë duke bërë përpjekje për formimin e Qeverisë së Kosovës.Madje, sipas këtyre burimeve, ata përpos që janë në komunikim të vazhdueshëm, dyshja Thaçi – Rama kanë zhvilluar edhe takime “sekrete”, në Tiranë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, përpos Ramës e Thaçit në takime kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë tjerë nga Kosovë, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë.

SHPËRNDAJE